Shkup, 12 shtator – Në Shkollën fillore komunale “Bajram Shabani” në Kumanovë sot do të hapet dhoma e senzorit që do të kontribuojë për inkluzionin e nxënësve me pengesa.
Ngjarjen e organizon Komuna e Komunaovës, Fondacioni “Hap pas hapi” dhe shoqatat “Inkluziva” dhe “Handimak”.
Në ngjarje është paralajmëruar prania e zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale dhe shoqatave të kyçura në projekt, si dhe filantropë të cilët financiarisht e kanë mbështteur pajisjen e dhomës së senzorit.