Shkup, 13 shtator – Zyra e Bashkësisë transportuese të vendeve të Ballkanit Perëndimor është hapur sot në Beograd. Ajo duhet ta lehtësojë bashkëpunimin midis gjashtë shteteve për efikasitet më të mirë, shpenzime më të ulëta dhe cilësi më të mirë të shërbimeve për shfrytëzuesit e transportit, përmes hapjes së tregjeve dhe përforcimin e konkurrencës.
Në hapjen e zyrës mori pjesë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, së bashku me kolegët e tyre nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia, si dhe eurokomisarja për transport, Violeta Bulc.
Sugareski theksoi se përmes Marrëveshjes për bashkësinë transportuese shteti ynë i konfirmon angazhimet për harmonizimin e rregullativës vendore me rregullativën e Bashkimit Evropian edhe në sektorin e Transportit.
Marrëveshja për formimin e Bashkësisë transportuese është nënshkruar në vitin 2017, kur shteti u bë anëtare e plotfuqishme. Qëllimi kryesor i Bashkësisë transportuese, organizata ndërkombëtare e përbërë nga BE-ja dhe gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor është që t’i përhapë rregullat, parimet dhe politikat e tregut për transportin e BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes kornizës obliguese-juridike.