Shkup, 26 qershor – Në suaza të pikës dhe qendrës së strehimit për të pastrehë në Momin Potok sot u lëshua në përdorim hapësira komplet e pajisur që do të përdoret si tryezë, njofton Koha.mk
“Tryeza përfshin hapësirë prej 200 metra katrorë dhe do të mund ta shfrytëzojnë 40 të pastrehë. Qyteti i Shkupit për këtë qëllim ka ndarë nga Buxheti 1,5 milionë denarë. Qendra e strehimit është e pajisur me krevate, toalete, kuzhinë dhe mjete tjera të domosdoshme për funksionim të pikës me çka do të mundet plotësisht të përgjigjet në nevojat e këtyre personave. Kapaciteti akomodues i qendrës së pranimit vitin e kaluar është rritur për 15 në 343 krevate”, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Gjatë ditës së punës, pika është e hapur të hënave kur të pastrehët marrin shërbime higjienike dhe çdo të premte kur marrin edhe rroba të pastërta, kontrolle mjekësore dhe ilaçe të nevojshme, bisedë dhe këshilla nga psikologu, ushqime dhe pije të ngrohta.
Ai shtoi se Qyteti dhe Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit e njeh partnerin e vërtetë për zgjidhje të kësaj çështje. (koha.mk)