Muajin e ardhshëm, në Brighton të Mbretërisë së Bashkuar, do të hapet një restorant i veçantë. Kjo e fundit qëndron në faktin se aty do të shërbehen ushqime të cilat do të kenë përmbajtje kanabisi. Restoranti do përdorë kanabidiol, një dozë më të ulët se kanabisi. Themeluesi i restorantit, Sam Evolution tha se ai ka punuar për shumë vite që të sjellë këtë gjë të re për konsumatorët. “Përfshirja e kanabidolit mund të jetë burimi ushqimor më i plotë me shumë përfitime terapeutike”, tha ai.