Shkup, 26 qershor – Avokati i Popullit hapi procedurat dhe monitoron nga afër ngjarjet për veprimin e policisë para Parlamentit kundër Marrëveshjes me Greqinë, ka njoftuar Zëvendës Ombudsmani Vaska Bajramovska-Mustafa.
“Tashmë në dy raste i kemi paraqitur ankesat direkt nga qytetarët dhe drejtpërdrejt nga persona të interesuar që u ndjenë se i është shkelur e drejta, ku tregohet për përdorimin e forcës, respektivisht përdorimit të forcës nga ana e policisë. Procedurat janë në vazhdim e sipër dhe janë marrë masa në departamentet kompetente të Avokatit të Popullit”, tha Bajramovska-Mustafa në konferencën e sotme për shtyp në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.