Është hapur për qarkullim rruga Kaçanik-Hani i Elezit. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se rruga është sanuar brenda një kohe rekorde. Rruga Kaçanik – Han i Elezit ka qenë e mbyllur që nga data 8 maj e këtij viti nga Ministria e Infrastrukturës e cila pati thënë se kjo po bëhet si pasojë e rrezikut që paraqet ajo rrugë. Mbyllja e saj erdhi pas rastit tragjik të humbjes së jetës së dy policëve, Malsor Dashi dhe Armend Trena, të cilët ranë në lumin Lepenc më 28 prill, kur vetura e tyre zyrtare ra në lumë. Në vendin ku ka pasur rrezik për shembje është vendosur një tjetër mur mbrojtës rreth 250 metra. Lekaj ka thënë se kjo rrugë do të vazhdohet të monitorohet.