Autoritetet siriane kanë rihapur sot Muzeun Kombëtar që gjendet në Damask. Ky muze kishte qëndruar i mbyllur për më shumë se gjashtë vjet për shkak të luftës civile në vend.
“Rihapja e këtij muzeu është mesazh për sigurinë në Siri”, tha ministri i Kulturës së Sirisë, Mohamed al-Ahmad.
Ai shtoi se muzeu ishte mbyllur për shkak të frikës nga aktet terroriste dhe kriminale, të cilat kanë shkaktuar dëme mjaft të mëdha në vendet arkeologjike të Sirisë.
Muzetë në mbarë Sirinë ishin mbyllur më 2012 dhe mbi 300 mijë artefakte ishin rivendosur dhe ruajtur në vende të sigurta në kryeqytet
Dhjetëra vende arkeologjike janë shkatërruar tërësisht apo dëmtuar që prej nisjes së luftës civile.