Në Arenën Boris Trajkovski në Shkup sot pasdite u hap edicioni i 34-të i Panairit të Librit, i cili është nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës. Mbi 60 shtëpi botuese nga vendi, si dhe nga Turqia, Serbia, Kosova dhe Shqipëria prezantohen në edicionin e sivjetshëm të Panairit, i cili do të zgjasë deri më 9 maj. Këtë vit fokusi është te letërsia për fëmijë, përkatësisht në tërheqjen e lexuesve më të vegjël.
Në Panair këtë vit do të realizohen takime me autorë dhe janë paralajmëruar promovime dhe ulje. Shtëpitë botuese do të prezantojnë titujt – botimet më të fundit për vitin 2022. Do të organizohen edhe punëtori dhe promovime të edicioneve të reja për fëmijë.
Në shtatë ditët e panairit do të mbahen më shumë se 30 promovime të edicioneve dhe autorëve të rinj, si dhe do të ketë paraqitje mysafire të autorëve të huaj. Do të ndahen edhe çmimet e Shoqatës së Botuesve të Maqedonisë (SHBM).
Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska falënderoi botuesit dhe organizatorët për, siç tha ajo, këtë aromë dehëse dhe unike të librit, për të gjithë librat që e bënë më të durueshme “distancimin shoqëror” dhe jetën tonë pandemike. Ajo theksoi se edhe pse KOVID-19 u dha një goditje të rëndë si atyre dhe botuesve, besoj se me mbështetjen dhe ndihmën tonë do të ngrihemi së bashku.
Ministrja tha se të ndërgjegjshëm për realitetin, sidomos vitet e fundit, Ministria e Kulturës përmes Programit Vjetor mbështet biznesin e botimeve duke financuar qindra e qindra botime ndërsa këtë vit afër 500.
Nikolla Jankulovski, rektor i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, nga ana tjetër, tha se libri është mjeti ynë bazë për sukses.
Daniela Gligorovska, drejtoreshë ekzekutive e Global Media Grup, organizatore e Panairit të Librit, tha se këtë manifestim e kanë ndërtuar për 34 vjet dhe e mbajnë si identitet, sepse, siç tha ajo, pa librin nuk ka rëndësi nëse është pandemi ose na godet një lloj tjetër katastrofe, ne do të prekemi në shpirt.
Ali Odabas, Drejtor i Përgjithshëm i Bibliotekës dhe Botimit në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, vuri në dukje se Ministria e tyre ka një program të quajtur TEDA dhe është i pranishëm në 85 vende në 60 gjuhë. Ai theksoi se përmes këtij programi deri më tani kanë përkthyer 3500 libra nga turqishtja në gjuhë të huaja. Ai gjithashtu theksoi se në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë mbështetje për gati 200 libra.