Në Ishujt Kanarie të Spanjës është hapur zyrtarisht muzeu i parë nënujor me statuja në Evropë. Skulptori anglez, Jason deCaires Taylor shpenzoi tre vite për të krijuar më shumë se 300 statuja në përmasat reale të njerëzve. Muzeu i Atlantikut, përveçse të kthehet në një destinacion turistik, synon edhe të krijojë një habitat të ri për organizmat nënujorë. Ja disa foto nga muzeu i parë nënujor me statuja i Evropës.