Të gjithë gazetarët të cilët në vitin 2016 kanë prodhuar dhe kanë publikuar storje investigative me tema lidhur me keqpërdorimin e fuqisë dhe shkeljes të së drejtave themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar, prej sot deri më 7 prill mund të paraqiten në konkursin për Çmimin e Bashkimit Evropian për gazetari hulumtuese.
Çmimi është vendosur nga Komisioni Evropian, në pajtim me Strategjinë për zgjerimin e BE-së, e cila e identifikon nevojën e mundësimit të shprehjes së lirë në media dhe nevojën për mbështetjen e gazetarisë investigative në kuadër të ndjekjes së procesit të reformave. Qëllimi është t’i theksojë dhe promovojë arritjet e jashtëzakonshme të gazetarëve investigativ dhe ta përmirësojë cilësinë e gazetarisë hulumtuese në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi. Konkursi përfshin edhe nënkategoinë “çmimin për storjen më të mirë prej gazetarit të ri hulumtues”, me qëllim që të promovohen gjeneratat e reja të gazetarëve investigativ. Çmimi ndahet një herë në vit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi, ndërsa fondi vjetor për çdo vend është 10.000 euro.
Siç theksohet, në çdo shtet do të shpërblehen prej një deri në tre storje investigative, ndërsa çmimet do të jenë prej 3.000 deri në 5.000 euro. Procesi i ndarjes së çmimit e administron partneritetin e organizatave të shoqërisë civile të koordinuara prej Institutit paqësor në Lubjanë, ndërsa Instituti i Maqedonisë për media, si anëtar i partneritetit, do t’i koordinojë aktivitetet lidhur me konkursin në vend. Më shumë informacione lidhur me Çmimin mund të gjenden në [email protected], ndërsa dokumentet për aplikim (në gjuhën maqedonase dhe shqipe) janë në dispozicion në ueb faqen www.mim.org.mk/eunagrada.