Shkup, 19 shkurt – Sekretari organizativ i BDI-së, në pyetjen e gazetarit nëse janë vendosur emrat e kandidatëve të BDI-së për deputetë si bartës listë, ka thënë se emrat që po publikohen së fundmi në media, janë të pavërteta.
“Në momentin në të cilin po flasim, gjitha emrat që po spekulohen, janë të pasakta. Për momentin, vetëm z.Ali Ahmeti është i sigurt si bartës i listës në Njësinë e gjashtë zgjedhor. Si sekretar organizativ, u kam kërkuar të gjitha degëve të BDI-së që të mbajnë mbledhje dhe në afat prej pesë ditësh, të sjellin listave nominime për kandidatë për deputetë, që më pas Kryesia dhe organet e partisë të shqyrtojnë të njëjtat. Kështu që, tani për tani, vetëm spekulime janë emrat që publikohen”, tha Grubi.(koha.mk)