Shkup, 5 dhjetor – Rrjeti nacional kundër dhunës së gruas dhe dhunës në familje e ka hapur fondin e parë për ndihmë financiare të grave që janë viktima të dhunës të cilat duan ta lëshojnë hapësirën dhunuese – Fondi gruas intervenues.
Hapja dhe promovimi i fondit është në kuadër të fushatës globale “16 ditë aktivizim kundër dhunës ndaj grave”.
Fondi dedikohet për ti ndihmuar femrat që janë viktima të dhunës dhe të cilat duan të braktisin mjedisin dhunues. Ndihma inicuese do të jetë për të siguruar dokumentacion shëndetësor, raporte nga specialistët, dhe angazhim të avokatëve deri në momentin e fitimit falas të ndihmës së parë, si dhe masa tjera urgjente për përkrahje të gruas të dalë nga dora e lidhjes ku përdoret dhunë.
Nga rrjeti nacional informojnë se kanë përgatitur kritere për atë se cilat femra mund të marrin mjete nga fondi, si dhe për procesin e ndarjes së mjeteve. Një nga kriteret është që gruaja të jetë e gatshme ta lëshojë hapësirën dhunuese.
Për mbushjen e fondit, përveç thirrjes së vetëqeverisjes lokale dhe kompanive private, Rrjeti nacional fton gjithë personat fizik që duan tu ndihmojnë grave që janë viktima të dhunës të donojnë në OneVIP – 143 477, T-Mobile 070 143 300, si dhe xhiro llogarinë e Stopanska Bankës 200003247799194.