Tiranë, 14 nëntor – Në kuadër të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë çel për publikun ekspozitën me titull “Kongresi i Manastirit – Rruga drejt bashkimit kombëtar”.
Ekspozita paraqet rrugëtimin e përpjekjeve të rilindasve për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe në shek. XIX dhe veçanërisht në fund të gjysmës së parë të tij.
Ekspozita është e pasuruar me fotografi të delegatëve pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, bashkë me biografitë e shkurtuara të tyre, shkruan “Kult Plus”.
Gjithashtu, objektet e Luigj Gurakuqit, Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos, prezantohen nëpër vitrinat përkatëse. Ndërsa librat e autorëve Parashqevi Qiriazi, Hilë Mosi e Mihal Grameno, së bashku me gazetat origjinale të kohës, janë tepër interesante për publikun.