Një grua e cila hante bretkosa kur ishte fëmijë, iu desh t’i hiqnin një krimb 10 cm të gjatë nga koka e saj vite më vonë. Yin Meng, 29 vjeç, vuante nga dhimbjet e kokës për 6 vjet përpara se doktorët të zbulonin se brenda kafkës së saj rritej diçka. Mjekët në spitalin e Zhaoyang County, në provincën jug-perëndimore Yunnan të Kinës, fillimisht deklaruan se nuk e kishin idenë se çfarë ishte ajo apo se si mund ta hiqnin.