Londër, 24 qershor – Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Xheremi Hant deklaroi se Britania nuk mendon se as SHBA-ja e as Irani nuk duna luftë, por se është shumë e shqetësuar se do të mund të niste një luftë e rastësishme.
“Ne jemi shumë të shqetësuar: nuk mendojmë se ndonjëra palë dëshiron luftë, por ne jemi shumë të shqetësuar se mund të gjendemi në luftë të rastësishme dhe po bëjmë gjithçka kemi në duar për t’i qetësuar gjërat”, deklaroi Hant për Radion BBC.
Hant shtoi se Britania e Madhe është në kontakt të afërt me SHBA-në lidhur me “situatën mjaft të rrezikshme në Gjirin Persik”.
“Po bëjmë gjithçka mundemi për deeskalim të situatës”, tha Hant.