Londër, 12 korrik – Britania e Madhe nuk dëshiron të eskalojë situata me Iranin, deklaroi sot minsitri i Punëve të Jashtme Xheremi Hant, lidhur me tensionet midis Londrës dhe Teheranit për shkak të tankerit të sekuestruar iranian dhe kalimit të anijeve përmes Ngushticës së Ormushkit.
“Ne reagojmë në atë çfarë po ndodh në mënyrë të matur dhe të kujdesshme dhe qartë ia kemi bërë të ditur Iranit se nuk dëshirojmë eskalim të kësaj sistuate”, deklaroi Hant për Skaj Njuz”.
Siç transmetojnë agjencitë e huaja, marrëdhëniet midis Iranit dhe Perëndimit janë jashtëzakonisht të tensionuara pasi Britania ka sekuestruar tanker iranian në Gjilblartar.(koha.mk)