Hansi Flick konfirmohet si trajner i përhershëm i Bayernit

Bayern Munich ka konfirmuar se ka nënshkruar kontratë me trajnerin Hansi Flick të paktën deri në fund të sezonit aktual. Pas ndeshjes së Bayernit kundër Wolfsburg të shtunën, kryetari dhe drejtori Karl-Heinz Rummenigge, drejtori sportiv Hasan Salihamidzic dhe trajneri Hansi Flick zhvilluan një takim siç ishte caktuar më herët. Pjesëmarrësit analizuan situatën sportive të Bayernit në këto ndeshjet e fundit nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm.

Bayern dhe Flick thuhet se më vonë ranë dakord që ai të mbetet trajner kryesor i gjermanëve të paktën deri në fund të sezonit aktual. Vazhdimi me Hansi Flick si trajner kryesor përtej kësaj kohe është qartë një mundësi e vlefshme për Bayern, thuhet në njoftimin e klubit bavarezë.

“Hansi Flick do të mbetet në krye deri në fund të sezonit”, shkruan në postimin e Bayernit në Twitter.