Prishtinë, 16 janar – Komisari Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johanes Han nesër do të vijë për një vizitë në Kosovë ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Këtë e bën të ditur përmes një komunikate Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
“Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisarin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johanes Hahn. Ndërtesa e Qeverisë nga ora 16:45”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Sipas “Klan Kosovës” tema kryesore e këtij takimi do të jetë taksa që ka vendosur qeveria e Kosovës për importimin e mallrave serbe dhe boshjnjake, si dhe vazhdimi i dialogut me Serbinë.
Burime brenda qeverisë për televizionin kanë thënë se taksa hiqet vetëm nëse Han jep garanci të forta për liberalizim të vizave apo për njohjen e Kosovës nga Serbia