Fatos RUSHITI
Reforma në sistemin gjyqësor dhe reformim rrënjësor i shërbimeve të inteligjencës, janë dy premtimet që liderët politik i bënë eurokomisarit Johanes Han gjatë vizitës së fundit në Shkup, e që duhet të përmbushen menjëherë nga përbërja qeveritare që dio të dalë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Reforma sistemore pothuajse në të gjitha nivelet dhe degët pushteteve u kërkuan në Raportin Pribes, megjithatë shumica prej tyre u lanë që të fillojnë vetëm pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Kur është fjala për reforma në drejtësi, gazeta KOHA jozyrtarisht nga burime diplomatike në Shkup mëson se do të përdoret modeli i Vetingut si në Shqipëri, përmes një procesi të verifikimit të biografisë së të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në të gjithë gjykatat. Kjo reformë pritet të prekë edhe funksionarët publik të cilët më parë kanë qenë hetuar apo të akuzuar për shpërdorim detyre, apo çdo lloj tjetër të veprave penale të parapara me Kodin Penal të Maqedonisë. Në lidhje me reformimin e shërbimeve sekrete, paraprakisht u deklaruara edhe kryeministri Emil Dimitriev, ndërsa në kuadër të MPB-së patën filluar të punojnë në përgatitjen e ligjit të ri për Drejtorinë për siguri dhe kundër zbulim dhe Ligjin për Agjencinë për siguri dhe zbulim. Për këtë, në Maqedoni për të dhënë ndihmë në këtë drejtim erdhën ekspertë anglez të inteligjencës, por miratimi i ligjeve të reja u la për vitin e ardhshëm, shkaku i mbajtjes së zgjedhjeve këtë vit. Në kuadër të këtyre ndryshime u propozua vendosja e Qendrës së posaçme për ndjekjen e komunikimeve në Prokurorinë publike, duke i hequr kompetencën MBP-së, apo më saktë DSK-së. Gjithashtu, u propozua, me rekomandimin e ekspertëve të huaja që të krijohet edhe një Qendër e re enkas për të hulumtuar abuzuesit me materialet që dalin nga ndjekja e komunikimeve. Pas “Rastit të Kumanovës” në Maqedoni pati dhe dorëheqje të funksionarëve publik, të vetë drejtorit të DSK-së dhe të ministrave të Punëve të Brendshme dhe atij të Transportit dhe lidhjeve. Ndërkohë, për keqpërdorimin e materialeve të përgjuara aktualisht po zhvillohen edhe procedura gjyqësore ne kuadër të Prokurorisë speciale publike. Procese të ngjashme po zhvillohen aktualisht edhe në rajon, me Malin e Zi ku supozohet së kishte planifikim për një atentat ndaj kryeministrit Gjukanoviq, i cili edhe përkundër fitimit të mandatit të ri për kryeministër dha dorëheqje. Në koluaret politike ka kohë që qarkullon ideja se pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit më se mundshme është formimi i një koalicioni të zgjeruar mes dy partive të mëdha maqedonase dhe dy partive shqiptare, që do të fitojnë më shumë mandate. Në rastin tjetër, edhe nëse njëra palë fiton bindshëm si në zgjedhjet e kaluara, personat e përfolur në skandalin përgjimeve pritet të mos jenë përsëri ministra dhe të shtrojnë funksione të larta publike deri në zbardhjen e plotë gjyqësore të përgjimeve. Krejt kjo për arsye që në Maqedoni të nis sigurt procesi i reformave të thella, që do të krijojnë parakushte politike dhe institucionale për zgjidhjen e çështjes së emrit me shtetin fqinj Greqinë. Shumë ekspertë vendor por dhe të jashtëm në shumë analiza që kanë bërë situatës politike në Maqedoni, konstatojnë se për shumë shkaqe ky shtet, që gjendet në një pozitë strategjike në Ballkanin Perëndimor, duhet të jetë në NATO dhe në BE. Por për reforma prioritare me bazë Raportin e Pribes u diskutua edhe në instanca më të larta të BEsë, kurse në Këshillin e ministrave të punëve të jashtme u përpiluar lista për reforma prioritare, listë e cila atëherë iu dorëzuar ish zëvendëskryeministrit për integrime evropiane, Fatmir Besimi. Për situatën në Maqedoni shpesh ka pasur dhe debate dhe në Parlamentin Evropian, në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa pa Rastit të Kumanovës, pati edhe diskutime në asamblenë parlamentare të NATO-s. Në Maqedoni pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit pritet të ndriçohen disa raste që patën jehonë dhe morën vëmendjen ndërkombëtare, si rasti “Monstra”, ndërsa rasti Sopoti” vetëm ka filluar të zbardhet përmes rikthimit të procedurave gjyqësore dhe lirimit të një pjese të madhe të burgosurve shqiptar nga fshati Sopot i Kumanovës. Mungesa e vullnetit politik nga ana e partive politike maqedonase që të zbardhin këto raste ishte evidente. Sa i përket Komisionit anketues për përgjimet, ai dështoi pasi opozita kërkonet Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të dëshmojnë me dyer të hapura, kërkesë kjo që u refuza nga eskponentët e VMRO-së.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara