Interi është i gatshëm t’ia vazhdojë kontratën Samir Handanoviçit, shkruan zeri.info. Portieri me përvojë, i cili është njëri prej më të mirëve të këtij sezoni, është qe një kohë të gjatë në bisedime me klubin italian për vazhdimin e kontratës, e cila i skadon në vitin 2019. Dhe, siç raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, nënshkrimi i kontratës tashmë është shumë afër dhe ai mund të realizohet për pak ditë. Kontrata e re e lidh portierin slloven me “Nerazzurri”-n deri në vitin 2021 me një rrogë prej 3.2 milionë eurosh në sezon.
Javëve të fundit zërat për vazhdimin e kontratës së Handanoviçit janë intensifikuar, ndërsa shumë shpejt pritet të arrijë edhe konkretizimi. Pasi në korrik të vitit të ardhshëm do t’i mbushë 34 vjet përfaqësuesi slloven me këtë rast do ta përfundonte karrierën në Inter.