Bruksel, 28 maj – Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han në profilin e tij në tuiter porositi se BE-ja është e inkurajuar nga raundi i fundit i negociatave mes Shkupit dhe Athinës për kontestin për emrin.
Han, i cili mori pjesë në mëngjesin joformal të organizuar nga Bullgaria dhe Austria, me minsitrin Nikolla Dimitrov dhe ministrat evropianë të punëve të jashtme në mëngjes në Bruksel, në profilin e tij në Tuiter porositi se mbledhja ka qenë “e frytshme” dhe se të gjithë kanë shprehur përkrahje për procesin e negociatave.
“Konsenzusi është se zgjidhja për emrin do të jetë kthesë për hapat e ardhshme në procesin qasës për Maqedoninë”, shkruajti Han.
Burime diplomatike për MIA-n zbulojnë detaje nga takimi në mëngjes. Ministri Dimitrov e ka hapur me fjalim hyrës për përparimin e negociatave me Greqinë, ku i ka dërguar të njëjtat porosi si dhe ato në opinion: se është arritur kornizë për zgjidhje dhe se grupe të ekspertëve në të dy vendet e shqyrtojnë tekstin në Athinë. I informojnë edhe për vijimin e reformave të cilat i kërkon BE-ja. Ai ministrave u porositi se këto janë “momente historike për shtetin tim”.
“Kur filluam kemi pasur dallime të konsiderueshme, por siç përparojmë në këtë proces, kam përshtypje se gjithnjë e më tepër jemi në të njëjtën anë”, tha Dimitrov.
Ministri pastaj u paraqit me një listë të reformave dhe përpjekjeve të cilat i ka bërë Maqedonia në vitet e fundit, nga reformat gjyqësore, luftës kundër korrupsionit, dialogut me opozitën, lirimit të sferës mediale, si dhe përmirësimit të marrëdhënieve fqinjësore.
Ai nga vendet anëtare ka kërkuar t’i ndihmojnë Maqedonisë me atë që do t’i japim fillim të negociatave.