Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han, mbajtën konferencë shtypi pas takimit të tyre në Bruksel, në kuadër të vizitës së parë zyrtare të Zaevit si kryeministër i ri i Maqedonisë, me ç’rast paralajmëruan se me përkushtimin e fuqishëm dhe me reformat, Maqedonia do të kthehet në rrugën euro-atlantike.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, pas takimeve me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, kryeministri Zaev theksoi se me Hanin kanë pasur këmbim mendimesh konstruktiv dhe të hapur për perspektivat e Maqedonisë në BE, me ç’rast theksoi se bashkërisht janë pajtuar se Maqedonia dhe vendet e tjera e Ballkanit Perëndimor janë partnerë të BE-së dhe se tani nevojitet mbështetje më e madhe se kurrë në kuptim të sinjaleve dhe lëvizjeve të integrimeve në BE.
“I falënderova për mesazhet inkurajuese të cilat i pranuam prej tyre. Vizita e ime e parë zyrtare në Bruksel, pasi jam zgjedhur kryeministër, e tregon orientimin tonë të fuqishëm dhe përkushtimin e Qeverisë time për përforcimin e procesit të integrimeve në BE. Anëtarësimi në BE nuk ka alternativë dhe është prioritet kryesor strategjik i Maqedonisë. Kemi për qëllim fillimin e negociatave për anëtarësim sa më të shpejtë, pasi që Maqedonia nga viti 2005 është vend-kandidat dhe nuk ka filluar negociata, prandaj besoj se është koha që ky proces të shkojë përpara”, theksoi kryeministri Zaev.
Njeriu i parë i Qeverisë së Maqedonisë, shtoi se është e qartë se mbështetja e BE-së duhet të arsyetohet me rezultate të vërteta në shtëpi, ndërsa të cilat do të drejtohen nga përforcimi i gjyqësisë, qeverisjes të së drejtës dhe të reformave në administratën publike. Ai konfirmoi se me eurokomisarin kanë biseduar për Prioritetet reformuese urgjente që Eurokomisioni i kërkon që të mund t’i largojë kushtet nga rekomandimi për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Zaev porositi se në këtë drejtim e gjithë Qeveria e Maqedonisë duhet të angazhohet me dialog të hapur me opozitën dhe me shoqërinë civile që të bëhet një hap përpara.
“Plani është ta shtrijmë dorën përmes procesit të gjerë inkluziv në shoqëri dhe mbështetje për reforma. Zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinje është pjesë e rëndësishme e programit tim, ndërsa nevojiten marrëdhënie të mira dhe të fuqishme midis fqinjëve të bazuara në respektin e përbashkët. Prandaj vizitën e parë të cilën do ta kem është vizita në Sofje gjatë këtij muaji, për takim me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov, ndërsa me qëllim që ta përforcojmë bashkëpunimin dhe të ndërtojmë ura mbështetjeje. Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, nga ana tjetër, të mërkurën udhëton drejt Athinës me qëllim që të hap mundësi të reja për bashkëpunim më të afërt politik”, shtoi Zoran Zaev.
Në konferencën për shtyp pas takimit të tyre më shumë se njëorësh në ndërtesën e Komisionit Evropian, Han e porositi Zaevin se takimet e tij paraprake me Tuskun dhe Mogerinin si dhe ai i përbashkët, ka treguar përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë së re ndaj BE-së dhe zhvillimit të mëtejmë.
“Kryeministër, vendi juaj ktheu një faqe pas krizës së madhe politike e cila u stërzgjat shumë dhe në të cilën u harxhua shumë kohë dhe energji. Tani kemi start të freskët por nuk ka kohë, pasi që duhet bërë shumë punë që shteti t’i kthehet rrugës euroatlantike. Megjithatë, unë jam i inkurajuar nga realizmi që e treguat sot dhe ne presim prej Qeverisë së re dhe prej opozitës të punojnë së bashku në reformat e orientuara ndaj BE-së”, porositi Han.
Eurokomisari theksoi se nevojitet konsensus nacional për eurointegrimin në Maqedoni, i cili do të ishte mbi linjat politike dhe etnike, për arsye se sipas tij tani vendin e presin sfida dhe mundësi të mëdha. Ai tha se me Zaevin kanë diskutuar për prioritetet specifike reformuese të Qeverisë për agjendën evropiane, me ç’rast kryeministri i Maqedonisë i ka kumtuar për masat e ndërmarra dhe për planin për reforma dhe përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinje.
“Unë më 26 qershor do të vij në Shkup, që t’i shohim angazhimet e Qeverisë për sferat e ndryshme të Prioriteteve reformuese urgjente. Të kemi shqyrtim ndaj progresit. Eksperti Pribe do ta vizitojë vendin ditëve në vijim dhe do të kthehet në korrik me një ekip me qëllim që ta këshillojë Qeverinë e re për ballafaqim me çështjet nga sfera e qeverisjes të së drejtës. Megjithatë, më të rëndësishme janë implementimi i të gjitha pjesëve të marrëveshjes të Përzhinës dhe të Prioriteteve reformuese urgjente. Jo për ta kënaqur komisionin dhe BE-në, por për t’i kënaqur vendin dhe qytetarët tuaj. Kjo është thelbësore që vendi të kthehet mbrapa në rrugën euro-atlantike”, theksoi Johanes Han.
Zaevi theksoi se me Hanin kanë biseduar edhe për bashkësinë transportuese, respektivisht marrëveshjen që duhet të nënshkruhet së shpejti në Triestë (Itali) dhe ka ofruar që Shkupi të jenë nikoqir i sekretariatit të bashkësisë transportuese me qëllim të mbështetjes së nismës për integrim rajonal ekonomik. Ai shtoi se sfidat e përbashkëta, me të cilat përballen të gjithë në Evropën janë migracioni, lufta kundër terrorizmit, radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencë për shtyp, kryeministri Zaev theksoi se ekziston qëllim për lëvizje të shpejtë drejt integrimit të plotë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, në mënyrë përkatëse përmes thirrjes dhe opozitës dhe shoqërisë civile dhe të gjithë të tjerët me kapacitet të ndihmojnë në këtë proces.
“Në procesin e formimit të Qeverisë kemi porositur se jemi për bashkëpunim dhe inkluzivitet. Për herë të parë kemi dorëzuar shumicë që komisionet në Parlament të udhëhiqen nga opozita nëse kemi sukses, ai do të jetë i përbashkët, i pushtetit dhe i opozitës, dhe i të gjithë atyre që i ftojmë të kontribuojnë drejt marrjes së shpejtë të datës për negociata për anëtarësim në BE”, theksoi Zaev.
Komisari Han, nënvizoi se për hapjen e negociatave duhet raport pozitiv dhe rekomandim nga KE-ja, e pastaj marrëveshje e të gjitha 28-të vendeve anëtare të BE-së. Në këtë drejtim ai tha se është me rëndësi zbatimi i Prioriteteve urgjente reformuese. Por, në pjesën e hapjes së bisedimeve, ai e ka përshëndetur vizitën e Zaevit në Bullgari dhe të ministrit Dimitrov në Greqi, duke theksuar se është me rëndësi që të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit, të bazuar në besim të ndërsjellë dhe të krijohen marrëdhënie personale.
Han e ka hedhur poshtë mundësinë për fillim të bisedimeve paraqasëse me Maqedoninë nën referencën “ish-republika jugosllave e Maqedonisë”, sepse sipas tij duhet të gjendet zgjidhje e përhershme, e jo provizore. Ai tha se nevojitet kompromis “që secili të fitojë nga pak”.
Në fund të konferencës për shtyp, në pikëpamje të asaj se si mund të zgjidhet kontesti i imponuar me emrin nga Greqia fqinje, kryeministri Zaev tha se “nëse ka marrëdhënie fqinjësore, qasje të mirë, mund të gjendet zgjidhje”. Sipas tij Maqedonia do të merret më shumë me të ardhmen evropiane, sesa me të kaluarën evropiane dhe me të kaluarën e vendeve të rajonit.
Kryeministri Zoran Zaev për vizitën e parë zyrtare në Bruksel, ku shoqërohet nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov u takua edhe me kryetarin e Këshillit të Evropës Donald Tusk, përfaqësuesen e lartë të BE-së dhe nënkryetare e KE-së Federika Mogerini, ndërsa pasdite do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Qëllimi i vizitës, është që Qeveria ta konfirmojë përkushtimin e tërësishëm të saj në integrimet në BE dhe NATO, si qëllim strategjik i vendit dhe t’i prezantojë prioritetet reformuese në agjendën e Qeverisë për kthimin e Republikës së Maqedonisë në rrugën drejtë integrimeve euroatlantike.
Në takimin me përfaqësues e lartë të BE-së, Mogerini, sipas kumtesës së Qeverisë, Zaev ka theksuar se vizita e parë zyrtare diplomatike që realizohet në Bruksel, së bashku me ministrat e angazhuar për realizimin e prioriteteve të jashtme politike të Maqedonisë, e tregon vendosmërinë e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë për përshpejtimin e procesit eurointegrues.
“Në interes të qytetarëve të Maqedonisë është nisma për dinamikën e re në procesin eurointegrues. Qëllimi ynë është që deri në vjeshtë të sigurojmë mjaftueshëm proces në fushat kyçe reformuese, me çka do t’i japim mjaft argumente Komisionit Evropian që të prezantojë raport të ri çara vendeve-anëtare, me rekomandim të ripërtërirë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE”, theksoi Zaev.
Marrëdhëniet e mira ndërfqinjësor dhe bashkëpunimi rajonal, të bazuara në respekt të ndërsjellë, janë përcaktim i fuqishëm i Qeverisë. Në takim është theksuar si e rëndësishme hapja e kapitullit 23 dhe 24 nga bisedimet parainkuadruese.
Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Mogerini, ka shprehur mbështetje të fuqishme në orvatjet reformuese të Qeverisë së re dhe paralajmëroi se Maqedonia ka aleat të fuqishëm në BE gjatë zbatimit të reformave. Rekomandimi i përfaqësueses së lartë të BE-së Mogerini është se nëse reformat zbatohet, Bashkimit Evropian është i gatshëm të përgjigjet.
Zaev në Bruksel është takuar edhe me kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk. Perspektivat evropiane të Maqedonisë kanë qenë temë kryesore e bisedës, me ç’rast kryeministri i Maqedonisë i ka thënë kryetarit të Këshillit Evropian se “Qeveria e re është e gatshme të udhëheqë proces të fuqishëm dhe cilësor reformues me qëllim të ripërtëritjes së rekomandimit për negociata të Republikës së Maqedonisë me BE-në, deri në fund të këtij viti”.
Zaev e ka falënderuar kryetarin e Këshillit Evropian, Tusk për sinjalin pozitiv nga institucionet evropiane për mbështetje të aspiratave eurointegruese të Maqedonisë.
“Ky është stimul i fuqishëm për Qeverinë, në bashkëpunim me Brukselin, t’i bëjmë reformat e nevojshme për zhbllokimin e rekomandimit për negociatat për anëtarësim në BE. Shpresojmë se Këshilli në dhjetor do t’i pranojë konkluzionet që çojnë drejtë hapjes së negociatave për inkuadrimin e Maqedonisë drejtë Bashkimit Evropian. Jemi ambicioz sepse është humbur shumë kohë në procesin eurointegrues të Maqedonisë”, ka theksuar Zaev.
Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk e ka përshëndetur formimin e Qeverisë së re në Maqedoni dhe ka vlerësuar se kjo është mundësi e shkëlqyer për lëvizjen e aspiratave euroatlantike të vendit. Kryetari i Këshillit, Tusk, ka shprehur pritjen se Republika e Maqedonisë do ta përmirësojë prestigjin e tij përmes punës së përkushtuar, dialogut ndëretnik dhe ndërpartiak dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore