Shkup, 25 korrik – Situata aktuale politike, integrimi i bllokuar evropian dhe dialogu politik në vend, ishin temë e diskutimit në takimin e sotëm të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski me komisarin për Politikë Fqinjësore Evropiane dhe Negociata për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Han, kumtoi shërbimi për media i partisë, njofton Koha.mk
Mickoski ka shprehur shqetësim për shkak ngecjes në integrimet evropiane dhe mosmarrjen e datës për negociata. E ka potencuar edhe shqetësimin për shkak, siç tha mungesës së vullnetit te qeverisë në ballafaqimin me krimin në rritje, skandalet dhe korrupsionin e lartë i cili është prezentë në nivelet më të larta të pushtetit.
“Skandalet serioze e prishin besueshmërinë e vendit dhe rrënojnë shtetin ligjor duke e rrezikuar edhe ardhmërinë evropiane. Mungesa e vullnetit për ballafaqim me korrupsionin dhe dyshimet për krim shihet edhe në pjesën e ligjit të kryeministrit Zaev për organizimin e prokurorisë ku në vend të luftës së paanshme kundër korrupsionit ofrohen edhe zgjidhje dhe mbrojtje për krimin”, ka thënë kryetari i VMRO-DPMNE-së.
Mickosi i ka treguar edhe vërejtjet për propozim ligjin e prokurorisë duke potencuar se asnjë kriminel nuk do të mbetet imun ndaj drejtësisë dhe se në këtë plan duhen kompromise.
Lidhur me perspektivën evropiane të vendit Mickoski ka thënë se “qytetarët nuk duhet të dënohen për shkak politikave të këqija të pushtetit jo përgjegjës dhe për këtë VMRO-DPMNE vlerëson se është e nevojshme të jepet datë për negociata me Bashkimin Evropian që do të ishte edhe mekanizëm shtesë për kontrollin e pushtetit.
“Njëherit Mickoski ka theksuar se kusht për takimin e ri të liderëve dhe dialog me pushtetin për më shumë çështje është caktimi i datës për zgjedhje të parakohshme parlamentare si mënyrë e kthimit të proceseve në drejtimin e duhur dhe sigurimin e ardhmërisë evropiane të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së ka potencuar se i vlerëson përpjekjet dhe angazhimet e Bashkimit Evropian për progresin e vendit dhe insistimin për reforma të cilat do jenë të mia për qytetarët. Ai ka potencuar se ardhmëria evropiane e shtetit është alternativa e vetme për progres të vërtetë dhe një sërë marrëdhëniesh partneriteti me Unionin ekonomik dhe politik që të avancohet shteti jonë. (koha.mk)