Shkup, 12 shtator – Eurokomisari për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, do ta vizitojë Maqedoninë para mbajtjes së referendumit më 30 shtator.
Hahn më 17 dhe 18 shtator do të vijë zyrtarisht në Shkup si mysafir i ftuar i “Ditët e mediave në Ballkanin Perëndimor”, por edhe jozyrtarisht për të kontrolluar aktivitetet e vazhdueshme për sqarimin e qytetarëve në në kontekst të mbështetjes së marrëveshjes së Prespës.