Pas të gjitha ngjarjeve që i isha dëshmitar në këtë vend, më vjen mirë që mund të shoh një dinamikë të re të ngjarjeve të orientuara drejt përmirësimit të jetës së të gjithë qytetarëve në vend. Porosia ime sot deri te të gjithë është që të koncentrohemi në detyrat që vijojnë. Të gjithë aktorët përgjegjës dhe këtu i përfshij edhe opozitën dhe gjyqësinë dhe institucionet tjera duhet të punojnë në krijimin e shoqërisë moderne e cila mirë do të funksionojë për të mirën e të gjithë qytetarëve pa marr parasysh përkatësinë e tyre. Këtë e porositi eurokomisari për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim Johanes Han në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev pas pjesëmarrjes në seancën tematike qeveritare dedikuar prioriteteve urgjente reformuese për eurointegrimet.
Ai paralajmëroi se nesër në vend do të arrijë edhe Pribe me ekipin e ekspertëve, të cilët do t’i ndihmojnë në lidhje me prioritetet urgjente reformuese qëllimi i të cilëve, siç tha, nuk është që të kënaqet BE-ja, por përmirësimi i kushteve të jetës për qytetarët. Një ditë më pas në vend do të arrijë edhe delegacioni nga Drejtoria për zgjerim pranë KE-së. Eurokomisari Han i lavdëroi hapat pozitive të Qeverisë me vizitat në Bullgari dhe Greqi sepse, theksoi, me rëndësi esenciale është që të krijohen marrëdhënie të mira me fqinjët.
Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria hap një kapitull të ri në lidhje me reformat për eurointegrimet, ndërsa prania e Hanit në seancën e Qeverisë paraqet një sinjal të fuqishëm se eurointegrimi më nuk është ëndërr, por realitet. Ai theksoi se qëllimi është që vendi nga Komisioni Evropian deri në fund të vitit të marrë vlerësim pozitiv dhe rekomandim të pastër pa kush për fillim të negociatave inkuadruese. Për këtë qëllim sot para Han u prezantua edhe Plani i Akcizës – udhërrëfyes që duhet të finalizohet deri më 1 korrik me reforma në sfera kyçe siç është qeverisja e të drejtës, trupa të pavarur rregullatore, media të lira që rrjedhin nga Marrëveshja e Përzhinës, Raporti i Pribes, Marrëveshja e Ohrit dhe raportet e KE-së për përparimin e Maqedonisë.
“Definuam qëllime afatshkurta, afatmesme dhe afatgjate me të cilat kemi qëllim që në vjeshtë Komisioni Evropian ta largojë rekomandimin me kusht për fillim të negociatave parainkuadruese, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm vendet anëtare të Unionit t’i fokusojmë në diskutimin për konfirmimin e datës për fillim të negociatave inkuadruese të BE-së me Maqedoninë. Realizimi i prioriteteve reformuese për BE-në do të thotë edhe hapje e dyerve të NATO-s”, tha Zaev. Ai theksoi se Qeveria, procesin reformues do ta zhvillojë në mënyrë inkluzive dhe i bëri thirrje opozitës parlamentare të përfshihet në reformat e parapara.
“Si Qeveri treguam pjekuri. Presim përgjegjësi nga të gjithë sepse qëllimi është për ndryshime të përbashkëta-pozitive dhe anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. Nëse veprojmë të gjithë së bashku në shtetet suksesi do të jetë i përbashkët. Ky do të jetë sukses i RM-së dhe i të gjithë qytetarëve të saj. Ky është prioritet i lartë i Qeverisë. Ju siguroj se Maqedonia është në rrugën e vërtetë, në rrugën evropiane”, tha Zaev. Eurokomisari Han sot në Shkup duhet të takohet edhe me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuar në Kuvend: VMRO-DPMNE, BDI, BESA dhe me Aleancën e Shqiptarëve.