Han takon kryeministrin Dimitriev

Eurokomisari për zgjerim dhe politikës për fqinjësi të mirë, Johanes Han sot në mëngjes është takuar me Kryeministrin Emil Dimitriev, me të cilin ka biseduar për situatën në vend pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të vitit të kaluar. Detaje për takimin nuk janë dhënë deri tani, ndërsa Han nga takimi ka publikuar fotografinë në rrjetin social “Twitter” me përshkrim të shkurtë. “Kam filluar ditën e punës në Shkup me takimin me kryeministrin Dimitriev. Pastaj takim me ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për përforcimin e lidhjes energjetike”, ka shkruar Han.