Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han e përshëndeti takimin e djeshëm të kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në Davos, duke e vlerësuar si lajm shumë të mirë. “Takimi tregon guxim, vizion dhe shtetformuesi. Zgjidhja për këtë çështje e cila zgjat tejet shumë do të jetë e mirë për të dy vendet, për rajonin dhe për Evropën”, shkroi Han në profilin e tij në Tuiter. Eurokomisari Johanes Han, i cili po merr pjesë në Forumin ekonomik botëror në Davos, siç është paralajmëruar duhet të ketë takim me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.