Shkup, 25 korrik – Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han sot ka apeluar te partitë politike që sa më shpejtë të vijnë te zgjidhja e ligjit për prokurorinë publike.
“U bëj thirrje të gjitha partive politike sa më shpejtë të gjejnë zgjidhje. Për ne ka vetëm disa linja të kuqe, ndërsa më e rëndësishme është në çdo zgjidhje të merret parasysh se nuk mundet në fazën e tranzicionit të ketë raste të humbura. Askush nuk guxon të amnistohet për shkak të paaftësisë për t’u plotësuar afate të caktuara. Ajo duhet të garantohet. Ne ashtu e shohim qeverisjen e së drejtës”, theksoi Han duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, transmeton Koha.mk
Sistemi gjyqësor, siç potencoi eurokomisari Han, duhet të punojë sipas rregullave dhe atë duhet ta respektojnë të gjithë.
Kryeministri Zaev tha se me eurokomisarin Han kanë ndarë pritje të sinqerta se falënderim i procesit, që i vendos edhe të dy palët e kushtëzuara, edhe pushtetin dhe opozitën si fitues, deri në fund të këtij muaji të arrihet konsensuz politik, ndërsa në fund të gushtit fillim të shtatorit të votohet ligji për prokurorinë publike. Duke e marrë parasysh se bëhet fjalë për të ardhmen e vendit tonë, për qëllimin strategjik, pas së cilës të gjithë zyrtarisht qëndrojmë dhe luftojmë, ndërsa ajo është përfundimisht pas 15 viteve të marrim datë për fillim të negociatave”, shtoi Zaev.
“Presim në tetor në bazë të raportit të Bashkimit Evropian, për shkak të aspektit teknik që ishte anuluar vendimi i qershorit për tetorin përfundimisht në tetor ta marrim vendimin pozitiv. Por, megjithatë nuk duam të bëhemi çfarëdo lloj argumenti për cilindo vend, për shkak se ende nuk ka përfunduar votimi për ligjin e prokurorisë publike. Por ende më e rëndësishme për shkak të qytetarëve, për shkak të vendit se duhet ta përfundojmë votimin e ligjit për prokurorinë publike”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han.
Kryeministri tha se me Hanin kanë ndarë informata se opozita e ka konfirmuar poentën e saj në procesin negociues, përkatësisht ka arritur ta bindin pushtetin se duhet të bashkohen prokuroritë, gjë që është pranuar.
“Ka klauzola të qarta legale për 30 qershorin e vitit 2017 dhe përdorimin e bisedave të përgjuara. Barazia dhe parimi në vazhdimësi të të gjitha prokurorëve publik në shtet dhe njëtrajtshmëria e prokurorëve publik në prokurorinë e re për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Ashtu që opozita është ndërtuar në këtë ligj dhe besoj se kemi situatë të dukshme e cila në fund do t’u shërbejë me nder qytetarëve, ku politikanët janë jashtë procesit të vendosjes për të ardhmen e lëndëve, për aspektet juridike dhe është lënë tërësisht në sistemin e prokurorisë publike, si dhe në gjyqësinë t’i sjellin vendimet”, theksoi Zaev. (koha.mk)