Shkup, 21 mars – Komisari evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe tre eurodeputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn, të martën në Shkup erdhën me porosi të qartë-sa më shpejtë të formohet qeveria e re. “Filluan takimet. Urgjentisht nevojitet qeveria e re që të zbatojë reforma. Nuk ka kohë për të humbur! Rruga evropiane është e hapur për Shkupin pas Këshillit të fundit të BE-së, por koha po ikën. Nevojitet lidership në vend të taktizimit. Ekonomia po pëson”, shkroi në Tuiter eurokomisari për zgjerim Johanes Han, para se të nisë takimet me liderët e partive politike parlamentare. Pas takimin me kreun e BESËS Bilall Kasami, Han dhe tre eurodeputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn, më agjendë kanë patur takime me liderët e Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela, liderin e BDI-së Ali Ahmeti, të LSDM-së Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. Presidenti Gjorge Ivanov, siç informuan nga kabineti i tij, nuk do të takohet me Hanin. Nga BE në prag të vizitës njoftuan se Han, Vajgëll, Kukan dhe Flekenshtajn, do të përsërisin pozicionin e BE-së për respektimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe të lejohet vazhdim i proceseve demokratike me… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)