Bruksel, 27 mars – Eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han nesër do t’i vizitojë Srajevën dhe Beogradin, ku do të diskutojë për përparimin e reformave drejt Bashkimit Evropian, kumtuan nga kabineti i tij.
Han nesër në Sarajevë do të takohet me anëtarët e kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës si dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Financave, dhe do të realizojë takime edhe me përfaqësuesit e sektorit civil.
“Komisari Han do të bisedojë për gjendjen e reformave socio-ekonomike që vendi do të angazhohet që t’i bëjë në përparimin drejt BE-së”, informuan nga kabineti i tij.
Ditën e ardhshme në Beograd, Han do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq, si dhe liderët e opozitës.
“Han do të përsërisë se urgjent është e nevojshme dialog ndërpartiak dhe përparim drejt qeverisjes demokratike dhe qeverisjes së drejtësisë.