Han: Pa sinjal të qartë për fillimin e negociatave, BE-ja rrezikon ta humb ndikimin në Ballkan

Vjenë, 15 tetor – Nëse nuk dërgon sinjal të qartë për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, Bashkimi Evropian rrezikon ta humbas ndikimin në Ballkanin Perëndimor, deklaroi eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han për agjencinë austriake APA.

“Nëse pas dy shtyrjeve nuk dërgojmë sinjal të qartë sot apo më vonë në Këshillin e BE-së të enjten, nuk do të habitemi nëse më nuk do të kemi ndikim në Ballkan”, theksoi Han, duke shtuar se shpreson që në lidhje me këtë çështje “do të fitojë arsyeshmëria”.

Sipas tij, humbja e ndikimit në Ballkan nuk mund të jetë në interes të Unionit, sepse tani bëhet fjalë për rajon i cili paraqet “oborr të BE-së”.

“Shumica flasin për efikasitet në politikën botërore, për Evropë të fuqishme. Megjithatë nëse nuk mund të funksionojmë në fqinjësinë e afërt, nuk ka nevojë parashtrojmë pyetje për veprim global”, vlerëson Han.

Eurokomisari vlerëson se që të sigurohet “veprim më atraktiv, e jo vetëm reagim në ngjarje””, BE-ja do të mendoj për sjelljen e vendimeve sipas parimit të shumicës.

“Nëse shtetet evropiane duan në tërësi të jenë lojtarë ndërkombëtarë, është e nevojshme fillimisht t’i zgjidhin çështjet në vend, ndërsa në vend në rastin konkret është Ballkani”, theksoi Han në një deklaratë për APA.