Sofje, 17 maj – Komisari evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han, në margjinat e Samitit BE – Ballkani Perëndimor, sot në Sofje, shfaqi optimizëm se Maqedonia dhe Greqia do ta zgjidhin kontestin për emrin. Por, ai nuk dëshiroi të japë parashikime për kornizën kohore eventuale.
“Gjithmonë jam optimist. Dhe do të mbes optimist. Të dy kryeministrat janë në rrugë të mirë”, tha Han, duke e komentuat takimin midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.
Lidhur me mundësinë që zgjidhja të gjendet deri në Samitin e korrikut të BE-së, ai tha se deri atëherë ka një muaj dhe se gjithçka është e mundur.