Eurokomisari për zgjerim Johanes Han sot deklaroi se pret nga liderët politikë të demonstrojnë pjekuri demokratike dhe të sjellin vendim në interes të vendit dhe qytetarëve dhe perspektivën e tyre evropiane. “Qartë se do të duhet ende kohë. Ato do të vazhdojnë me negociata dhe pres të marrin vendim në interes të vendit të qytetarëve dhe perspektivës evropiane. Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka që t’i ndihmojë vendit dhe udhëheqësisë së vendit”, tha Han pas dorëzimit të donacionit në automjetet terrenore për policinë kufitare pranë MPB-së dhe për Qendrën për menaxhim me krizat, i pyetur për pritjet pas takimeve të mbrëmshme me liderët politik në lidhje me situatën politike dhe formimin e Qeverisë së re.
I pyetur nëse Maqedonia do ta humb rekomandimin për fillim të negociatave me BE-në derisa deri në fund të shkurtit nuk formohet Qeveri e re, theksoi se nuk nevojitet vendim i shpejtë por cilësor. “Bëhet fjalë për cilësi ndërsa jo për shpejtësi. Ato duhet të vazhdojnë me negociatat, ta demonstrojnë pjekurinë e tyre demokratike, të kenë program të shkëlqyer e cila do të bazohet në marrëveshjen e Përzhinës dhe përkushtimin e europerspektivave. Nëse arrihet ajo, unë jam i bindur në të ardhmen e vendit”, tha Han.
Në pyetjen e gazetarëve, potencoi se gjithmonë është optimist dhe paralajmëroi se sërish do ta vizitojë vendin. Han në mëngjes kishte takim me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, ndërsa mbrëmë me liderin e Besës, Bilall Kasami dhe më pas pati takime të veçanta me Zijadin Selën nga Aleanca për Shqiptarët, me Menduh Thaçin nga PDSH, me Ali Ahmetin nga BDI, me Zoran Zaevin nga LSDM dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskin. Me dorëzimin e sotëm të donacionit, eurokomisari Han e përfundoi vizitën dyditëshe të Maqedonisë në suaza të së cilës dje ka marrë pjesë në Mbledhjen ministrore të vendeve nga Ballkani Perëndimor të organizuar nga MPJ-ja e Maqedonisë.