Komisari për zgjerim Johanes Hahn në intervistë për gazetën austriake “Standard” thotë se sulmi mbi parlamentin e Maqedonisë nuk do të ketë pasoja për fillim të bisedimeve me BE-në, nëse i njëjti nuk përsëritet. “Nuk kam pritur sulm të tillë mbi Kuvendin, por gjërat për fat të keq ndonjëherë nisin mbrapsht”, është përgjigjur Han pyetjes së Standard “nëse pret se gjërat do të nacional-konservativët do të futen në Kuvend?”.
Por, thotë ai më tej “nëse kjo jep përshtypje se vendi në mënyrë automatike do të largohet nga procesi i anëtarësimit, përgjigja është Jo”.
“Në Kuvendin u sulmuan ata që bëjnë përpjekje për procesin evropian. Do të ishte e padrejtë nëse tani themi se me këtë ka përfunduar perspektiva për anëtarësi. Përkundrazi, shpresoj se kjo do të jetë alarm zgjimi. Nëse përsëriten, atëherë do të kërcënohet perspektiva evropiane”, ka thënë Hahn.
Standard ka kërkuar shpjegim nga Hahn se cilat janë mundësit që Maqedonia të sanksionohet, duke pasur parasysh faktin se me vendin nuk është hapur procesi i bisedimeve, por ka vetëm statusin e kandidatit.
“Me vite ekziston rekomandim i qartë nga Komisioni se duhet të fillojnë bisedime me vendin. Por kjo nuk u bë për shkak vetos së dy vendeve fqinje anëtare të BE-së, Greqisë dhe Bullgarisë. Dhjetë vite më parë, Maqedonia ishte vend shembull në rajon, por në ndërkohë ka rrëshqitur. Tani më dy vite po bëjmë përpjekje që ta kthejmë vendin në rrugën e drejtë. Kjo ka funksionuar me zgjedhjet, por jo dhe me formimin e Qeverisë, e cila është e bllokuar për shkak se shumica parlamentare nuk është e pranuar nga partia në pushtet. Por, demokracia nënkupton ndryshime: nëse pengohet edhe më tej procesi demokratik, ne nuk do të mund të mbajmë premtimin tonë për fillim të bisedimeve”, ka thënë Hahn në intervistën për Standard.