Derisa Britania e Madhe shkon drejt daljes nga BE-ja, Ballkani Perëndimor kryen presion për hapjen e dyerve të Unionit. Në pranverë mund të jepet dritë jeshile nga Brukseli për hapje të negociatave për pranim në BE të Maqedonisë dhe Shqipërisë, shkruan gazeta austriake Kurir.
Se Maqedonia dhe Shqipëria janë në rrugën e duhur drejt BE-ja, sipas kësaj gazete, ka vërtetuar edhe komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han, në takimet me gazetarët e rajonit të dielën në Tiranë, transmeton MIA.
Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Kllod Junker, e theksoi 2025-tën si vitin e mundshëm për pranim të anëtarëve të rinj në BE, por sipas Han, asnjëri prej shteteve nuk ka garanci se atëherë do të kyçet në BE. Nëse vendoset afat konkret, mund të jetë rrezik për vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat nuk do ta arrijnë këtë afat, të qëndrojnë në pritje dhe të bëjnë regres.
Procesi i pranimit është proces i vazhdueshëm reformash, ndërkaq, cili shtet së pari do të bashkangjitet, nuk është vendosur., i transmetoi Han gazetarëve në Tiranë.
Në shkurt, komisioni do të prezantojë strategji për Ballkanin Perëndimor për forcim të mëtejshëm të perspektivës evropiane dhe për reformat e nevojshme në rajon. Vlerësimi i pritshëm pozitiv për Maqedoninë dhe Shqipërinë, të cilat janë në rrugën e duhur, duhet të sigurojë bazë që vendet anëtare në BE të hapihn rrugën për fillimin e bisedimeve inkuadruese me Shkupin dhe Tiranën.
Bullgaria do të kryesojë me BE-në në gjysmën e parë të vitit 2018, më pas kryesimin e merr Austria, Rumania, Finlanda dhe Kroacia, respektivisht të gjitha janë vende që angazhohen për eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor, citon “Kurir”
Moment pozitiv, që ka qenë i theksuar në takimet e Hanit në Tiranë, janë raportet e përmirësuara mes Greqisë dhe Maqedonisë. Me këtë do të hapen mundësi për muajt e ardhshëm për fund eventual të bllokadës greke për shkak të çështjes afatgjatë rreth emrit me Greqinë.
Lidhur me Shqipërinë, duhet të zgjidhet problemi me mijëra shqiptarë të cilët kërkojnë akoma azil në BE. Kjo ndikon në imazhin e vendit dhe për këtë arsye kjo duhet të ndryshojë, por kjo nuk mund të bëhet për një ose dy vite.
Për lodhjen nga zgjerimi në BE, për të cilën gjithashtu është diskutuar në Tiranë, sipas komisarit Han është e nevojshme që liderët dhe parlamentet në vendet e Unionit të flasin për qytetarët e tyre, për përfitimet e zgjerimit të mëtejmë, shkruan gazeta austriake “Kurir”.