Sarajevë, 28 mars – Komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han sot ka ftuar liderët e BeH që shpejtë të formojnë pushtetin për shkak të vazhdimit të reformave në vend.
“Përsëri i kam ftuar liderët që shpejtë të formojnë pushtet që të vazhdojnë me zbatimin e reformave në interes të qytetarëve”, ka shkruar Han në Tuiter pas takimit me anëtarët e Presidencës së BeH-së në përbërje Milorad Dodik, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq.
Gjatë ditës, Han ka pasur takim me 16 parti politike në Sarajevë, ndërsa me funksionarët e BeH ka biseduar për reformat dhe proceset e integrimeve evropiane.
Nga Sarajeva, Han sonte do të udhëtojë për vizitë dyditore në Serbi ku do të ketë takim me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.