Realizimi i rezultateve lidhur me plotësimin e Prioriteteve reformuese urgjente që Komisioni Evropian i dërgoi Maqedonisë para dy viteve është kyçe për KE-në që ta zhbllokojë rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Këtë sot në konferencë shtypi në Bruksel, të mbajtur një orë para takimit të tij me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev e porositi eurokomisari për negociata për zgjerim dhe politikë fqinje, Johanes Han, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
Sipas Han, të gjithë në Bruksel janë të përkushtuar, së bashku me kolegët nga Shkupi në marrëveshjen e Përzhinës, ndërsa sipas tij përfshin edhe fokusin e implementimit të Prioriteteve reformuese urgjente, i cili, siç thotë, “humbet midis të tjerave në Shkup për shkak të diskutimeve muajve të fundit pas zgjedhjeve dhe gjithçka që ndodhi paraprakisht”.
“Por, tani, kjo është pjesë kryesore dhe do të jetë në fokus të diskutimit që sot do ta kem me Zaevin. Nevojitet fokusim në Prioritetet reformuese urgjente dhe publikoj se eksperti Rajnhard Pribe, i cili në mënyrë origjinale u ul me një ekip të njerëzve edhe paraprakisht e shkroi të a.q. “raport të Pribesë”, ndërsa i cili është bazë për gjithçka, do ta vizitojë Shkupin në korrik që të fillojnë të gjitha aktivitetet dhe nismat dhe Qeveria të mbështetet. Këtë e them pasi që fillimisht duhet të udhëhiqet hap i qëndrueshëm ndaj implementimit të Prioriteteve reformuese urgjente, të cilat janë kyçe për marrjen e rekomandimit pozitiv nga ana jonë. Vetëm zgjedhjet dhe formimi i Qeverisë nuk janë të mjaftueshme që të merret rekomandim, nevojiten edhe angazhime reformuese dhe kjo është diçka që mund të ndodh dhe të fillojë menjëherë, ndërsa në vjeshtë do ta kemi vlerësimin e parë”, porositi Han.
I pyetur për spekulimet e mëdha në opinionin e huaj se është e mundur hyrja si “IRJM” së shpejti në NATO dhe nëse në këtë rrugë mund të ndodh edhe fillimi i negociatave inkuadruese të vendit me BE-në, eurokomisari për negociata për zgjerim, theksoi se nuk dëshiron të spekulojë për këtë pasi që është shumë herët.
“Por, dua t’ju bind se do të bëjmë gjithçka që është e mundur për këtë çështje në mënyrë që do të gjejmë zgjidhje, me qëllim që të fillojmë me negociatat që Shkupi ta arrijë progresin e nevojshëm, që është e rëndësishme që të merret rekomandim pozitiv prej nesh. Por, mendoj se BE duhet ta mësojë leksionin dhe shpresoj se do të gjejmë zgjidhje të paktën për të filluar negociata. Përgjegjësia qëndron tek personat përgjegjës në vend. Por, nënkuptohet, nëse korniza politike ose klima politike nuk ishte qëlluar për hapjen e negociatave, kjo me siguri nuk ndihmon për stabilizimin e vendit dhe të njëjtën ta ruajmë në vendin në të cilin ishte 10-12 vite më përpara. Nëse e mbani mend, para 12 vitesh, IRJ e Maqedonisë ishte nxënësi më i mirë në klasë nga rajoni, që nuk është rasti edhe sot. Fakti që pati mungesë të perspektivës ndikoi në situatën brenda vendit dhe kjo është poenta që e nisa dhe prandaj mendoj se fqinjët duhet të kenë interes që të kontribuojnë, para së gjithash në interesin e tyre të stabilitetit dhe kyçjes së këtij vendi në BE në të ardhmen”, shtoi Johanes Han.
Eurokomisari u pyet edhe nëse është i vetëdijshëm se përveç Greqisë për shkak të kontestit me emrin të cilin e imponoi me Maqedoninë, bllokues për progresin e integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë është edhe Bullgaria, fqinji lindor i vendit dhe çfarë mund të bëjë Qeveria e re e Maqedonisë për zgjidhjen e dallimeve me këtë shtet.
“Lidhur me marrëdhëniet fqinje bilaterale, e di se ka marrëdhënie të mira personale midis kryeministrave Bojko Borisov dhe Zoran Zaev dhe shpresoj se kjo gjë do të japë rezultat. kryeministri i sapozgjedhur do të diskutojë, por të gjitha vendet-anëtare duhet ta kuptojnë se nuk u dakorduan që të hapen negociatat inkuadruese në tetë-nëntë vitet e fundit, gjë që çoi drejt zhvillimit të njohur të ngjarjeve në dy vitet e fundit. Supozoj dhe shpresoj se do të ketë ndryshim të opinionit për këtë dhe tani është në duart e tona, të evropianëve, të bëjmë diçka të përbashkët me miqtë dhe kolegët tanë në Shkup”, konstatoi Han.
Paraprakisht, në konferencën e njëjtë për shtyp Han nuk e përdori të gjithë referencën për Maqedoninë, por vetëm akronimin “IRJM disa minuta para se ta presë delegacionin e lartë të Qeverisë së tij të Maqedonisë, të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, ndërsa në të cilin janë edhe zëvendëskryeministrat Bujar Osmani dhe Radmilla Shekerinska, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.