Shkup, 28 shtator – Komisari për zgjerim Johan Han në pres konferencën e sotme në Bruksel ka thënë se është i kënaqur me reformat e deritanishme, por shton se mbetet edhe shumë punë për t’u përfunduar.
Ai ka thënë se nuk ka datë konkrete se deri kur duhet të zbatohen reformat, veçmas në sferën e gjyqësisë.
“Nuk kam datë konkrete, por deri tani jam i kënaqur me procesin që është bërë. Mbetet shumë punë që të përfundohet deri në vitin e ardhshëm. Kjo përfshin edhe përkushtim të fuqishëm që të përcillen rezultate dhe kjo është arsyeja se pse nuk duam të humbim më shumë kohë. Prandaj jemi këtu”, ka thënë Han.