Shkup, 1 maj – Komisari evropian për zgjerim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, Johanes Han sot në “Tuiter” ka shkruar se është koha të finalizohet projekti historik për bashkimin e Evropës dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor, transmeton Koha.mk
“Ky vizion u realizua dhe është koha të shikojmë përpara dhe ta finalizojmë projektin historik për bashkimin e Evropës dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor. Jam i sigurt se me përpjekje të përbashkëta ky do të jetë tregim i suksesshëm për të dyja palët. Së bashku jemi më të fuqishëm”, ka shkruar Han në “Tuiter” me rastin e shënimit të 15 vjetorit nga pranimi në BE i 10 vendeve nga Evropa e mesme dhe lindore.
Sipas tij, ky është projekt ambicioz i bazuar në përpjekje të përbashkëta dhe vizion që të sigurohet paqja, prosperiteti dhe siguria për të gjithë qytetarët në Bashkimin Evropian. (koha.mk)