Shkup, 20 nëntor – Është arritur përparim i madh në Maqedoni dhe Komisioni Evropian dhe anëtaret e BE-së tani shohin më pozitivisht ndaj gjendjeve në vend dhe mundësisë për fillim të negociatave inkuadruese, theksoi eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinje, Johanes Han gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin, Zoran Zaev.
“Dëshirojmë në fillim të vitit të ardhshëm KE-ja të rekomandojë fillim të negociatave dhe tani jemi më të sigurt se në të kaluarën që vendet anëtare do të japin pëlqim për një rekomandim të tillë. Duhet të vrapohet kilometri i fundit apo gjysmë kilometri i maratonës. Caku do të arrihet nëse fillojmë negociata dhe ne punojmë me përkushtim në këtë gjë”, tha Han.
Punët po shkojnë në drejtim të mirë, theksoi eurokomisari, por duhet ende të punohet, me reformë në shërbimet e sigurisë, jurisprudencës dhe administratës.
Sipas Han, me rëndësi është që edhe opozita ta marrë rolin e vet dhe të jetë e përgjegjshme.
“Nëse BE-ja është prioritet nacional, qëllimi mund të arrihet vetëm nëse të gjithë shkojnë në atë drejtim. Prandaj i bëj thirrje opozitës të jetë kritike konstruktive në mënyrë që të respektohen të gjitha afatet dhe datat për të cilat arritëm marrëveshje”, tha Han.
Kryeministri Zaev, ndërkaq, informoi për aktivitetet e ndërmarra në pjesën e prioriteteve urgjente reformuese në gjyqësi, kontrollin e shërbimeve zbuluese dhe për depolitizimin e plotë dhe profesionalizimin e administratës. Theksoi se nismat vendore reformuese dhe aktivitetet në politikën e jashtme asnjëherë nuk kanë qenë më dinamike dhe se po punohet intensivisht në përmirësimin e marrëdhënieve me të gjithë fqinjët, përfshirë edhe Greqinë me të cilën në mënyrë të përshpejtuar dhe të përbashkët po punohet në zgjidhjen e problemit.
“Prandaj presim me të drejtë që RM të bëhet pjesë e Strategjisë për zgjerim të BE-së, e paralajmëruar të kumtohet në shkurt të vitit të ardhshëm. Presim të marrim rekomandim të pastër për hyrje në BE dhe datë për negociata parainkuadruese të BE-së me RM-në. Ne do të dërgojmë rezultate sepse këto reforma para së gjithash janë për të mirën tonë, por në të njëjtën kohë presim vlerësimin e tyre adekuat nga institucionet evropiane. Është koha që në të ardhmen e afërt të bëhet një hap përpara dhe RM tërësisht të nxirret nga kriza shumëvjeçare dhe me erën evropiane në shpinë ta rrumbullakësojë vizionin e vet për një shtet modern, ekonomikisht të avancuar dhe të respektuar bashkërisht, RM-ja, shtetet nga rajoni dhe BE-ja ta kapim momentin për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha Zaev.
Lidhur me paralajmërimin për strategjinë e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Han theksoi se në dokument strategjik do të kyçen të gjitha gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor në drejtim të perspektivës së tyre për marrjen e anëtarësimit të barabartë në BE, mes tyre dhe Maqedonisë.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me dokumentin strategjik që po përgatitet, ndërkaq në të cilin, sipas disa informatave nga Brukseli, për anëtarësim të barabartë në BE në vitin 2025 janë paraparë Serbia dhe Mali i Zi, Han theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor në Bruksel shihet si tërësi dhe se nuk do të ekzistojë diskriminim mes vendeve.
Zaev, nga ana e tij theksoi se ai do të dëshironte që Maqedonia edhe para vitit 2025 të bëhet anëtare e BE-së, por se kjo është dëshirë e tij dhe theksoi se vendi do të vazhdojë të punojë intensivisht në drejtim të përmbushjes së preformancave të nevojshme për afrim drejt Unionit.
Kryeministri theksoi se nismat reformuese vendore dhe aktivitetet në politikën ndërkombëtare të vendit asnjëherë nuk kanë qenë më dinamike për ç’arsye edhe pret që vendi të bëhet pjesë e dokumentit strategjik të BE-së në shkurt, ndërkaq më tutje edhe të marrë rekomandim të pastër nga Unioni