Eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, së bashku me tre eurodeputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn, të martën do të mbërrijnë në Maqedoni me qëllim që të bëjnë edhe një përpjekje për marrëveshje për dalje nga kriza politike në të cilën vendi është një periudhë të gjatë. Këtë sot e konfirmoi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, duke theksuar se Han dhe treshja e eurodeputetëve që edhe deri tani ndërmjetësonin në negociatat e partive politike të Maqedonisë, përveç me liderët e partive, në Shkup do të takohen edhe me presidentin Gjorge Ivanov, në tentim të ri që ta bindin shefin e shtetit të Maqedonisë që t’ia japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.
“Mund të konfirmoj se komisari Han do të udhëtojë në Shkup të martën, javën e ardhshme, ndërsa ajo është më 21 mars, së bashku me tre euodeputetët Flekenshtajn, Kukan dhe Vajgëll. Së bashku, ata do të takohet me përfaqësuesit e të gjithë partive parlamentare, si dhe me presidentin Ivanov dhe do ta përsërisin pozicionin e fuqishëm të BE-së për respektim të rezultatit nga zgjedhjet dhe të lejohet vazhdim i proceseve demokratike me formim të shpejtë të Qeverisë së orientuar reformuese, e cila do të vazhdojë me implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës. Gjithashtu, të përkujtoj se dje, gjatë takimit të liderëve të Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë, komisari Han e theksoi rëndësinë nga bashkëpunimi rajonal dhe paralajmëroi për rrezik nga shpërthimi i tensioneve, duke përfshirë edhe ato multietnike, përmes deklaratave ose aksioneve që do t’i minojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, theksoi Kocijançiç.
Në pyetjen se nëse është e mundur të priten negociata më gjithëpërfshirëse të Hanit dhe liderëve politik të Maqedonisë që mund që mund të sjellin deri në marrëveshje të re, ndoshta të tretë të Përzhinës, me të cilën do të bëhej përpjekje për ulje të tensioneve në Maqedoni dhe një tentim për dalje nga kriza politike, zëdhënësja e Eurokomisionit me përgjigje: “Siç edhe ju thashë, ne besojmë se midis gjërave që duhet të ndoshin është që marrëveshja nga Përzhina të implementohet”, ishte decide Maja Kocijançiç. Komisari Han dhe tre eurodeputetët në të kaluarën disa herë kanë ndërmjetësuar për zgjidhje të krizës politike në Maqedoni, që si rezultat e kishte marrëveshje dyfazore të Përzhinës.