Eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, së bashku me tre eurodeputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn, sot janë në Maqedoni me qëllim që të bëjnë edhe një përpjekje për marrëveshje për dalje nga kriza politike në të cilën vendi është një periudhë të gjatë.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, paralajmëroi se Han dhe treshja e eurodeputetëve përveç me liderët e partive politike, në Shkup do të takohen edhe me presidentin Gjorge Ivanov. Sipas Kocijançiç, pritet që Han dhe tre eurodeputetët ta përsërisin pozitën e BE-së për respektim të epilogut të zgjedhjeve dhe të lejohet vazhdimi i proceseve demokratike për formim zë shpejtë të qeverisë së orientuar reformiste, e cila do të vazhdojë me implementimin e marrëveshjes së përzhinos.
Eurokomisari Han, ndërkaq, në prag të vizitës në Shkup, bën thirrje për respektim të parimeve demokratike dhe rezultateve zgjedhore. “Vendi meritoi lavëdarat me mbajtjen e zgjedhjeve. Nëse ajo tani e rrezikojnë, atëherë do të rrezikojnë shumë. Por, nëse ajo tani zbatohet, do ta vendosin familjen evropiane nën presion dhe ajo të përçojë mesazh”, thotë Han. Eurokomisari Han, sot në Shkup nuk do të takohet me e përfaqësuesit e asociacionit qytetar “Për Maqedoni të bashkuar” të cilët i kryesojnë protestat e ditëve të fundit në vend për, siç thonë, “ruajtje të unitaritetit të Republikës së Maqedonisë”.
Zëdhënësja e Komisonit evropian, Maja Kocijançiç, konfirmoi se Han dhe tre eurodeputteët në Shkup do të takohen vetëm me përfaqësuesit politik, sepse agjenda e tij nuk lejon më tepër. Nga iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, ndërkaq, për sot kanë paralajmëruar protestën më masovike deri më tnai në Shkup.
Kjo është vizita e dytë e eurokomisarit Han në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor. Në fillim të shkurtit në Shkup pati takime me presidentin e vendit Ivnaov, dhe me liderët e partive të përfaqësuara në Parlament. Pas takimeve, porositi se pret nga liderët partiak të demonstrojnë pjekuri dhe të sjellin vendim në interes të qytetarëve dhe perspektivës evropiane të vendit. “Dukshëm nevpjitet kohë. Ata do të vazhdojnë me negociata dhe pres të sjellin vendim në interes të vendit, të qytetarëve dhe të perspektivës evropiane. BE-ja do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar vendit dhe udhëheqësisë së tij”, deklaroi atëherë Johanes Han.