Bruksel, 18 qershor – Komisari Evropian për Zgjerim dhe Politikë të mirë Fqinje Johanes Han, sot deklaroi se angazhimet për zhbllokimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit i ka anuluar për fillimin në korrik, duke vlerësuar se është e vështirë të motivohen liderët e të dyja palëve të kthehen në tryezën negociuese.
“Kjo nuk është detyrë e lehtë dhe nevojitet guxim i madh politik që të punohet në kompromise. Duhet të dihen se cilat janë pasojat pozitive, ndërsa pasojat pozitive mund të jenë perspektiva evropiane”, tha Han në pres konferencën në Luksemburg.
Ai sqaroi se për atë që është fokusuar në situatën në Moldavi, i ka anuluar për fillimin në korrik angazhimet e veta që ta zhbllokojë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.