Berlin, 21 dhjetor 2018 (MIA) – Eurokomisari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han në një intervistë për gazetën gjermane “Handelsblat” ka thënë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është mënyra e vetme për të ruajtur paqen në rajon.
“Duhet ta promovojmë bashkëpunimin ekonomik dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, që vendet e këtij rajoni të arrijnë nivelin e BE-së dhe të kenë perspektivë reale të qasjes”, thekoi Han.
Ai shtoi se nuk mund të theksojë një datë të saktë, por se viti 2025 është një vit shumë i rëndësishëm për besueshmërinë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, që është pranuar edhe në Bashkimin Evropian.
Han shtoi se “viti 2030 do të ishte shumë larg që vendet kandidat të motivohen për të intensifikuar përpjekjet e tyre.
Eurokomisari potencon se në Ballkan duhet të ekzistoj angazhim i qartë për sundimin e ligjit dhe për luftën kundër korrupsionit.
“Viti 2025 është vit i ambicieve, por jo edhe qëllim joreal për anëtarësim në BE për vendet që arritën më shumë në këtë rrugë. Ajo domethënë se negociatat duhet të përfundojnë deri në vitin 2023. Gjithashtu, bëhet fjalë për besueshmërinë e BE-së. Kur vendet kandidate do t’i përmbushin detyrimet e tyre, ne duhet t’i përmbushim premtimet tona.