Bujar KURTAJ
Shkup, 20 nëntor – Kupa e parë evropiane për kadetë në xhudo që u mbajt në Gyor të Hungarisë, përfundoi me sukses të madh për xhudistin shqiptar Hamza Jashari (-66 kg), i cili fitoi medaljen e arit. Për Jasharin kjo ishte medalja e parë e arrit, por edhe për sportin e xhudos në Maqedoni pas nëntë viteve.
“Kjo është e shkëlqyer që të fitojmë medaljen e parë të arit në xhudo për kadet “EJU Cup”. Me xhudo po merrem qe shtatë vite dhe prej atëherë po jetoj për këtë moment. Asnjëherë nuk kam tentuar në sport tjetër, sepse ajo ishte dashuria ime e parë. Familja ime më nxiteshe që të arrij deri te suksesi i dëshiruar, por ata asnjëherë nuk ishin të interesuar për xhudon aq sa isha unë. Gara ime e parë ishte në vitin 2012, kurse tash kam medaljen e arit. Kjo është e jashtëzakontë. Shpresoj se do të arrij sukses të njëjtë edhe në të ardhmen”, u shpreh Hamza Jashari.
Ndryshe, atij iu desh të fitojë pesë lufta për të arritur te suksesi i madh. Fillimisht, ai triumfoi kundër Gergeli Gabor nga Rumania me ipon. Lufta e dytë ishte kundër Matushoviç Dan nga Gjermania, ku Hamza mundi me 2 vazar. Në gjysmëfinale Hamza u desh të luftoj me italianin, Luixhi Centraço, ku fitoi me 2 vazar të ngjashëm. Përfundimisht, në luftën e fundit për medaljen e arritur, ai u ballafaqua me Mateo Çuk nga Gjermania. Ai ka besuar se do të mposht kundërshtarin nga Gjermania dhe arriti deri te ajo.
“Unë jam shumë i lumtur që mund të stërvitem xhudo dhe asnjëherë nuk do të tërhiqem nga kjo mënyrë e jetës. Derisa, medaljen e parë timen dhe për Maqedoninë ia kushtoj trajnerit tim Igor Paskoski. Ai gjithmonë ka besuar te unë dhe ka qëndruar pranë meje. Të falënderit trajner”, përfundoi Hamza Jashari.
Në fund pas suksesit të xhudistit shqiptar ka reaguar edhe trajneri Igor Paskoski.
“Hamza Jashari nga klubi ‘Mioki Judo Club’ fitoi medaljen e parë të arit për Maqedoninë në Kupën për Kadet në Gyor të Hungarisë. Pesë lufta të shkëlqyeshme për vendin e parë. Ai më bëri kaq krenar, gjithashtu edhe klubin e ‘Mioki’ dhe Maqedonia”, deklaroi Paskoski.