Kapiteni i napolitanëve, Marek Hamsik ka thënë se ndeshja e ardhshme ndaj Crvena Zvezdës do të jetë vendimtare.
Skuadra e Carlo Ancelottit barazoi 1-1 me Paris Saint-Germainin të martën, mirëpo pasi Liverpooli humbi në Beograd, gara është e hapur në Grupin C.
“Çdo gjë është e hapur”, ka thënë Hamsik.
“Ndeshja e ardhshme ndaj Crvena Zvezdës do të jetë vendimtare”.
Napoli e Liverpooli kanë nga gjashtë pikë në vendin e parë dhe të dytë, PSG ka pesë pikë në vendin e tretë, kurse Crvena Zvezda katër pikë në vendin e fundit.