Londër, 19 korrik – Ministri britanik i Financave, Filip Hamond, sot është kërcënuar se është i gatshëm të votojë dhe ta rrëzojë Boris Xhonsonin që ta parandalojë daljen e vendit nga BE-ja pa marrëveshje, shkruan gazeta britanike “Ivning Standard” (Evening Standard).
“Do të bëj gjithçka që mundem nga pozicioni im që të jem i sigurt se Parlamenti nuk do ta bllokojë Bregzitin pa marrëveshje, është kategorik ministri.
I pyetur për atë nëse është i gatshëm tl votojë për mosbesim kundër kryeministrit të ri eventual, Hamondi deklaroi se “për momentin nuk përjashtoj asgjë”.
Si një lider i mirëfilltë në atë pjesë nga Partia Konservatore që kundërshton për dalje nga BE-ja pa marrëveshje, Hamondi dhe se edhe është “absolutisht e nevojshme” që Bregziti të shtyhet edhe pas 31 tetorit.
Sipas tij, Parlamenti do të “insistojë të arrihet shtyrje e re” nëse Qeveria nuk arrin marrëveshje me BE-në.
“Nevojitet tentim i ri i sinqertë për arritjen e pajtueshmërisë, ndërsa në atë pjesë hyjnë referendumi i dytë dhe zgjedhje të përgjithshme, nëse kjo tregohet për domosdoshmëri”, deklaroi Hamondi.