Londër, 26 maj – Ministri britanik i Financave, Filip Hamond sot deklaroi se trashëgimtari i kryeministres Tereza Mej do ta ketë të vështirë që ta qarkojë vullnetin e parlamentit dhe ta nxjerrë Britaninë e Madhe jashtë BE-së pa arritur marrëveshje.
Disa kandidatë për trashëgimtarë të kryeministres thanë se Britania e Madhe duhet që të largohet nga Unioni më 31 tetor, me apo pa marrëveshje.
Parlamenti çdo herë voton kundër bregzitit pa marrëveshje, ndërsa Hamond beson se Britania me siguri nuk do ta braktisë Unionin pa marrëveshje.
Hamond në deklaratën për BBC-në thotë se parlamenti “do të kundërshtojë ashpër strategjinë për largimin pa marrëveshje, duke shtuar se ai personalisht nuk e përkrah këtë strategji”.