Rezultatet preliminare zyrtare të zgjedhjeve të Partisë Socialiste në Francë, tregojnë se ligjvënësi, Benoit Hamon, politikan i krahut të majtë, ka fituar kundër ish-kryeministrit, Manuel Valls.
Pas numërimit të 60% të fletëvotimeve, zyrtarët thanë se Hamon i kishte më tepër se 58% të votave nga zgjedhjet e djeshme. Hamon u ka premtuar votuesve disa propozime liberale, përfshirë një shumë të të ardhurave mujore univerzale për të gjithë shtetasit. Ish-kryeministri Valls gjatë fushatës së tij ka theksuar përvojën e tij gjatë periudhës sa ishte shef i qeverisë. Zgjedhjet presidenciale në Francë mbahen në muajin prill të këtij viti. Kandidatë janë liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, lideri konservator, Francois Fallon, kandidati i pavarur, Emmanuel Macron dhe personaliteti i së majtës ekstreme, Jean-Luck Melenchon.
Hamon, kandidat i socialistëve për president të Francës
Leave a comment