Hamiti: Elektorati i AAK-së dhe Nismas në Podujevë votuan Vetëvendosjen

62

Ish-bashkëpunëtori i afërt i Ibrahim Rugovës, Muhamet Hamiti, thotë se LDK është parti me shtrirje nacionale dhe sipas tij humbja në Podujevë nuk mund të konsiderohet katrahurë.

Ai thotë se jo çdo ndryshim është i mirë duke marrë shembull CDU-në e Angela Merkelit.

Hamiti në “Debat Plus” thotë se edhe mos dalja e AAK-së dhe NISMA-s me kandidatë në zgjedhje ka ndikuar në humbjen e LDK-së pa balotazh.

“Elektorati i AAK-së dhe NISMA-s kanë votuar kandidatin e LVV-së pasi vijnë nga i njëjti brumë. Sigurisht nga Kurti gara ka qenë e orkestruar në përballje me kryetarin e degës Agim Veliu se ndaj kandidatin tonë i cili ka qenë kandidati më i mirë në garë”.

Zyrtari i LDK-së thotë se konsumimi në pushtet e ka bërë të vetën.

Hamiti thotë se Këshilli Drejtues i LDK-së do të mblidhet e të diskutojë për situatën politike të partisë pas zgjedhjeve në Podujevë e cila sipas tij nuk është e mirë.